Nimic, së shpejti propozim të ri për emrin
21/06/2010 10:25
Ndërmjetësi i OKB-së, Matju Nimic është në finalizim e sipër të propozimit të ri për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe se ky propozim po ndiqet me vëmendje nga administrata amerikane, NATO dhe Bashkimi Evropian. Propozimi i ri do të afrojë të dyja palët dhe se ai mund të jetë edhe i pranueshëm edhe për palën e Shkupit.
Së shpejti, sipas Telegraf, pritet që Nimic të vizitojë Shkupin dhe Athinën, duke u dorëzuar versionin e parë të propozimit.
Kryeministri Nikola Gruevski ka theksuar se Qeveria po vazhdon konsultimet e rregullta me ndërmjetësin Nimic dhe se shpreson se bisedimet do të rezultojnë me propozim i cili do të jetë i pranueshëm për të dyja palët.
Top Channel