Një gazetar grek do të dalë në gjyq nën akuzën e shpifjes lidhur me masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 në Bosnje.

Reporteri Takis Mihas ka shkruar në një libër të tij se forca vullnetare greke janë bashkuar me paraushtarakët serbë dhe kanë marrë pjesë në vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe të rinjve në Srebrenicë.

Por shkrimet e gazetarit në librin “Aleanca e gabuar: Greqia dhe Serbia e Milloshevic” janë mohuar nga autoritetet dhe për rrjedhojë Mihas do dalë para trupit gjykues më 29 shtator.

Top Channel