Kosova vazhdon të mos ketë një datë të caktuar për ditën e çlirimit. Për këto vite  12 qershori, dita e hyrjes së forcave të NATO-s kremtohet si Dita e Paqes.

Zyrtarë të lartë institucionalë vlerësojnë se kjo ditë do të duhej të ishte 21 qershori, pasi kjo ka qenë data kur edhe është larguar ushtari i fundit serb nga Kosova.

Sipas Jakup Krasniqit, kryetar i Kuvendit të Kosovës, kjo çështje do të duhej të vendosej mbi bazën e një vendimi të Qeverisë ose me Ligjin mbi festat zyrtare të Kosovës.

“Dita më e përshtatshme, ashtu siç është e vendosur edhe në shumicën e vendeve do të duhej të ishte dita kur edhe është larguar ushtari i fundit. Për Kosovën kjo datë është 21 qershori”, ka thënë Krasniqi, bën të ditur Telegraf.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA