Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur gjatë një përleshje të armatosur në orët e para të mëngjesit të së hënës në qytetin e Vitisë.

Tre prej të vrarëve janë shqiptarë nga Maqedonia. Policia e Kosovës bëri të ditur se nga ngjarja kanë humbur jetën Qenan Ademi, Qazim Bakija dhe Qemal Agushi nga fshati Sllupçan. Nga ana tjetër, në mesin e viktimave është edhe shtetasi kosovar, Bardhyl Fetahu.

Sipas Policisë së Kosovës, ata u vranë në orët e para te mëngjesit nga persona të panjohur, në një pritë të organizuar në aksin rrugor Viti-Kllokot.  

Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska konfirmoi vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.

Top Channel