Ministri i Brendshëm kosovar Bajram Rexhepi dhe ai i Malit të Zi, Ivan Brajovic ranë dakord sot se dy shtetet nuk kanë konteste kufitare dhe që kufijtë administrativë të bëhen shtetërorë gjatë procesit të demarkacionit të kufirit.

“Nuk kemi pretendime në asnjë metër katror të territorit nga cilado anë. Ramë dakord që kufiri administrativ të bëhet shtetëror”, ka deklaruar Rexhepi gjatë vizitës në Podgoricë.

Ministri kosovar ka shprehur gjithashtu shpresën e tij se procesi i demarkacionit do të përfundojë nga fundi i këtij viti ose nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Ndërsa ministri Brajovic, duke komentuar deklaratat e Serbisë se nuk ekziston kufi mes Malit të Zi dhe Kosovës, ka pohuar se kufijtë me fqinjët Mali i Zi do t’i vendosë sipas interesave të tij.

Top Channel