Komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Markus Bentler ka deklaruar se trupat ndërkombëtare në Kosovë do të garantojnë integritetin territorial të saj.

“KFOR-i është në Kosovë për të siguruar një mjedis të qetë, paqësor dhe të lirë për të gjithë, si dhe për të garantuar paprekshmërinë dhe integritetin e saj territorial”, ka pohuar Bentler në një takim me presidentin Sejdiu.

Ky i fundit nga ana e tij ka vlerësuar punën e trupave ndërkombëtare në Kosovë, duke e vënë theksin tek siguria dhe tek formimi dhe ngritja e FSK-së.

Top Channel