Rifillojnë grevat e përgjithshme në Greqi kundër planit anti-krizë të qeverisë dhe kundër reformës së pritur të pensioneve.

Më 23 qershor do të ketë një grevë kombëtare në sektorin e transporteve, e cila do të ndiqet nga greva të tjera që do të përfshijnë portin e Pireut, sektorin publik dhe atë privat.

Gjithashtu, më datë 24 do të ketë manifestime masive në qytetet kryesore të shtetit helen, bëjnë të ditur agjencitë lokale të lajmeve.

Plani i pensioneve parashikon ngrirje dhe shkurtime, rritje të moshës në 65 vjec me 40 vite kontribut duke filluar nga viti 2015.

Top Channel