Demokracia në Veprim, publikon rezultatet paraprake në Partesh

21/06/2010 11:30

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim i ka publikuar rezultatet paraprake për zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit.

Sipas këtyre rezultateve, për postin e kryetarit të komunës udhëheq Nenad Cvetkovic me 47, 4%, pastaj Todor Mirkovic me 25,5%, në vend të tretë është Vesna Jovanovic me 23,0%, ndërsa 4,2 % të votave thuhet se i ka marrë Goran Milloshevic.

Ndërkohë sipas rezultateve preliminare për Kuvendin Komunal të Parteshit, Demokracia në Veprim e ka radhitur partinë ”Zaviçaj” me 40,0% në vendin e parë, JSL thuhet se ka fituar 20% të votave, pastaj Narodna me 17,7%, e pasuar nga Gizzo me 16,7% dhe SSSD ja me 5,6 %.

Top Channel