“Ratko Mlladic është gjallë. Përpjekjet për arrestimin e tij nuk do të ndalen dhe nuk kemi arsye për të ndryshuar bindjen tonë se ai fshihet diku”.

Kështu ka deklaruar sërish kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, i cili ka hedhur sërish poshtë pretendimet e familjes së të kërkuarit, se Mlladic ka vdekur.

Ish-gjenerali serb akuzohet për krime lufte dhe genocid përmes masakrës së Srebrenicës dhe jeton në arrati që prej vitit 1995.

Top Channel