Në Strasburg sot fillon sesioni veror pesëditësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Mes tjerash, pritet të diskutohet edhe për gjendjen në Kosovë.

Raportuesi i Komitetit për çështje politike, ish-ministri i Brendshëm i Suedisë, Bjern fon Sidou raportin e tij për Kosovën do ta paraqesë ditën e dytë të seancës, të martën më 22 qershor, ndërsa pritet të miratohet edhe një rezolutë përkatëse.

Në raportin e tij, sipas RTK-së, Sidou ka theksuar gjendjen mjaft të keqe të sundimit të ligjit në Kosovë, problemin e komuniteteve pakicë, pastaj korrupsionin, duke përfshi edhe atë në institucione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA