“Emriâ€, takim Papandreu-Ki Moon në Nju Jork
21/06/2010 16:35
Kontesti i emrit mes Athinës dhe Shkupit do të jetë temë e bisedimeve në takimin që do të zhvillohet sot mes sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon dhe kryeministrit grek Jorgos Papandreu, në Nju Jork.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave në takim do të preken propozimet e fundit të ndërmjetësit Metju Nimic, Republika e Maqedonisë Veriore dhe Republika e Maqedonisë së Vardarit.
Burimet shtojnë më tej se mbi cështjen në fjalë janë rritur presionet edhe nga ana e Shteteve të Bashkuara, të cilat kërkojnë zgjidhjen e saj dhe futjen e Maqedonisë në NATO brenda vitit.
Top Channel