Presidenti cek Vacllav Klaus ka deklaruar gjatë një vizite në Shkup se, Maqedonia dhe Greqia duhet të negociojnë për cështjen e emrit dhe jo të presin që ajo të vijë nga jashtë.

Pas një takimi me homologun Gjorgje Ivanov, Klaus është shprehur se dy palët duhet të arrijnë një kompromis dhe jo të presin për një zgjidhje të imponuar.

“Nuk mund të arrihet një zgjidhje nga jashtë, me të cilën qytetarët e dy shteteve nuk do të binin dakord. Unë them të negociohet, pasi të presësh shpëtim nga qielli është e pamundur”, ka deklaruar Klaus.

Nga ana tjetër, presidenti maqedonas Ivanov u shpreh i gatshëm për një kompromis që nuk cënon identitetin e Maqedonisë.

Top Channel