Suedi, ceremoni madheshtore për martesën e princeshës

20/06/2010 11:30

“Të dashur miq, dua të falënderoj popullin suedez që më dha princin tim”. Ky ishte kulmi i ditës së martesës së ardhme të Suedisë, e cila shkoi në altar me Daniel Westling, i cili tashmë është zyrtarisht Duka i Vastergotland.

Ceremonia u zhvillua në katedralen e Stokholmit në praninë e 1200 personave. Martesa mes 32 vjecares dhe ish trajnerit personal të gjimnastikës vjen pas 34 vitesh, pasi në 19 qershor 1976 babai i Viktorias, mbreti Gustav XVI u martua me Silva Sommeralth.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe mbreti Juan Carlos i Spanjës, ai i Jordanisë Abdallah II, princi japonez Nahurito, Beatricja e Holandës, Margerita II e Danimarkës, mbreti i Norvegjisë Herald V, mbreti i Belgjikës Alberti II, princi Albert i Monakos  dhe princi Eduard që përfaqësoi familjen mbretërore angleze.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA