Nuk është pjesë e kombëtares së drejtuar nga Marcelo Lippi, por futbollisti më polemizues në Itali, Antonio Cassano nuk e humbet kohën duke parë ndeshjet e botërorit.

Sulmuesi i Sampdorias është martuar me bukuroshen Carolina Marcialis mes luleve, buzëqeshjeve e shumë aparateve fotografikë. Shiu i furishëm nuk e ka prishur festën e ciftit që është celebruar në Kishën e Divo Martino.

Në këtë dasëm morën pjesë qindra miq të futbollistit nga Bari që është qyteti i lindjes dhe Genoa ku ai jeton aktualisht. Ndërkohë, Cassano vazhdon të lakohe në merkaton e lojtarëve pasi skuadra që e kërkon me më shumë ngulm është Juventusi por duke parë se Samp do të luajë në Champions League këtë sezon, duket e vështirë kjo hipotezë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA