Banorët serbë të Parteshit, fshatit Pasjan dhe Budrigë për herë të parë votuan për komunën e tyre të re. Këto zona deri në këto zgjedhje janë administruar nga Komuna e Gjilanit.

Pjesëmarrja e qytetarëve serbë që përbëjnë shumicën e popullsisë në këtë pjesë, edhe një herë shpërfilli thirrjen e Beogradit për të mos votuar.

Përfundimi i zgjedhjeve lokale në Partesh i hap rrugë mbajtjes se zgjedhjeve në komunën veriore të Mitrovicës, e cila do t’i jepte fund proçesit të formimit të komunave të reja në disa nga enklavat më të mëdha serbe në Kosovë. Formimi i të komunave të reja serbe parashikohet me proçesin e decentralizimit sipas Pakos së Ahtisaarit. 
 
Procesi zgjedhor ka filluar nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në mesditë kanë votuar rreth 10% e votuesve. Në bazë të regjistrit zgjedhor, të drejtë vote kanë 3.508 qytetarë. Votuesit thonë se, me formimi i komunës së re, atyre do t’ju lehtësohen shërbimet komunale.
 
“Mjaft patëm vuajtje. Dola në këto votime që të shohim tani se çka do të na ofrohet nga zgjedhjet  tuaja dhe se çka do na ofrojnë këta udhëheqësit”, shpreht një banor serb i Parteshit.
 
Në zgjedhjet e së dielës kanë garuar 4 kandidatë për kryetar komune nga 5 subjekte politike dhe iniciativa qytetare.  Ndërkohë janë hapur 3 qendra votimi, dhe 5 vendvotime.

Në zgjedhjet e mbajtura me 15 nëntor janë formuar komunat e reja të qeverisura nga serbët si, Graçanica, Kllokoti, Vërbovci dhe Ranillugu, si dhe komuna e zgjeruar e Novobërdës, e cila ka ekzistuar si komunë, por tashmë me kufinj të rinj administrativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA