Ka ndërruar jetë në Vjenë, në moshën 87 vjecare, Bogdan Bogdanovic, ish-kryetar i bashkisë së Beogradit dhe i njohur si kundërshtar i politikës së Sllobodan Milloshevic.

Bogdanovic ka qenë një intelektual i njohur dhe profesor në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd.

Ai ishte gjithashtu anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, por e braktisi kryeqytetin serb për shkak të mosmarrëveshjeve.

Gjatë 20 viteve të fundit ai ka jetuar në Vjenë, ku është nderuar nga autoritetet lokale me një cmim prestigjoz për veprimtarinë e tij.

Top Channel