Prishtina zyrtare i ka kërkuar Shkupit që të hetojë mbi lajmet për vendndodhjen e një varreze masive me qytetarë kosovarë në Maqedoni.

Lajmin e bën të ditur agjencia “AFP”, e cila citon zëvendëskryeministrin kosovar Ramë Manaj.

Sipas këtij të fundit, kërkesa i është parashtruar qeverisë maqedonase përmes kanaleve diplomatike.

“Ajo që Kosova i kërkon Maqedonisë është nisja e një hetimi mbi ekzistencën e e këtyre varreve, ku mund të jenë varrosur qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar Manaj.

Numri dy i qeverisë së Prishtinës ka shtuar se dyshohet që në këto varre të ndodhen trupat e 30 ose 60 kosovarëve të vrarë gjatë luftës.

Top Channel