PE: Shqipëria po futet në rrugë qorre

19/06/2010 08:30

Zbardhet dokumenti që do të miratohet më 22 qershor, pra të martën e ardhshme në Parlamentin Europian, i cili është hartuar nga reporteri i PE-së, eurodeputeti grek, Nicholas Countis.

Në këtë rezolutë, e cila u shty pak kohë më parë nga kriza politike theksohet se “Shqipëria po futet në rrugë qorre”.

Në draft-rezolutën që pritet të votohet javën e ardhshme, në Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, specifikohet qartësisht rëndësia e një marrëveshjeje politike, në mënyrë që proceset eurointegruese për Shqipërinë të vijojnë normalisht.

Ndërkombëtarët përcjellin mesazhin se zgjidhja e kësaj rruge qorre në të cilën ndodhet Shqipëria janë:

transparenca dhe dialogu. Në tekstin e amendamenteve shtesë theksohet se dy forcat më të mëdha politike duhet të reagojnë për të bërë të  gjitha përpjekjet për të arritur një qasje konstruktive midis tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB