I ndaluari nën akuzën për terrorizëm për llogari të SHBA-së, Bajram Asllani u lirua vetëm një ditë pas arrestimit të tij.

Gjykata e Qarkut të Mitrovicës liroi Asllanin për mungesë provash për vepër penale në territorin amerikan. Vete Asllani thotë se është i pafajshëm.

“Unë nuk kam qënë kurre jashtë Kosovës. Kam pësuar edhe trauma nga lufta dhe ka rinisur të flas në 2002-in”, shprehet Asllani.

Sipas avokatit mbrojtës, klienti i tij nuk mund të ekstradohet në SHBA, pas mungon marrëveshja e ekstradimit mes dy shteteve.

Më urdhër të gjykatës, Asllani duhet të paraqitet në polici dy herë në javë. Ndërkohë familja e tij shprehet se ai nuk ka folur asnjëherë për xhihad në shtëpi. Sipas tyre është e pamundur që ai të merret me aktivitete terroriste.

Top Channel