Prokuroria e Kosovës aktualisht po heton mbi 69 cështje të cilat kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim financiar.

Lajmin e ka bërë të ditur lëvizja “Fol”, e cila ka publikuar raportin e katërt “Monitoruesi i Korrupsionit”.

Në dokumentin në fjalë thuhet se hetime po kryen edhe Agjencia Kundër Korrupsionit, e cila po mbikëqyr ndarjen e fondit prej 20 milionë eurosh për softuerin e faturimit të kompanive “Telekom” dhe “Vala”, që do të përgatitet nga një firmë qipriote.

Në komunikatën e “Fol” thuhet më tej se provat që do të mblidhen për këtë cështje do t’i dërgohen prokurorisë së Kosovës.

Top Channel