Këshilltarët e PD: Rama, përgjegjës për trafikun

19/06/2010 12:45

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë akuzuar kryebashkiakun Edi Rama për trafikun e rënduar në Tiranë.

Këshilltari Taulant Bino u shpreh se prej dy muajsh qyteti po gjendet i bllokuar dhe qytetarët po vuajnë trafikun e pluhurin, ndersa sipas tij kryetari Rama nuk ndodhet në punë.

“Tirana është qyteti më i ndotur në Europë. Rama të lerë gjelbërimin e Pezës dhe zgjidhë problemin e ndotjes në Tiranë”, u shpreh Bino.

Top Channel