Irinej: Serbët e shqiptarët të jetojnë në paqë

19/06/2010 11:35

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë i ka bërë thirrje popullit serb dhe atij kosovar që të jetojnë në paqe.

“Ne prej shekujsh jetojmë bashkë. Populli serb ka jetuar gjatë me shqiptarët dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët me të. Dy popujt duhet të jetojnë në harmoni dhe dashuri”, citohet Irinej nga mediat serbe.

Kjo është vizita e parë që ai zhvillon në Kosovë që nga zgjedhja në krye të Kishës Ortodokse Serbe, në janar të këtij viti.

Top Channel