Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të parëndësishëm takimin me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj ka deklaruar se shtrëngimi i duarve me liderin e PDK-së gjatë një feste nuk do të thotë afrimin e koncepteve mes dy partive.

Edhe në këtë konferencë Haradinaj nuk ka kursyer akuzat për korrupsion në adresë të qeverisë, duke prekur direkt kryeministrin Thaci.

“Nuk ka mundësi që korrupsioni të jetë aq i pranishëm në qeveri dhe kryeministri Thaci të mos jetë në dijeni. Thaci nuk mund të deklarojë se është kundër korrupsionit dhe nga ana tjetër të ndajë rrogën e tij për fonde që kanë për qëllim mbrojtjen e atyre që akuzohen për korrupsion”, ka pohuar Haradinaj.

Top Channel