Pasi kuvendi komunal i Prizrenit nuk ka arritur të mbajë një seancë dhe të sigurojë votat e deputetëve për të ndryshuar emblemën e komunës, kjo e fundit kërkon edhe dy muaj kohë nga Gjykata Kushtetuese për të zbatuar vendimin për ndryshimin e emblemës.

Dështimi i mbajtjes së seancës rreth çështjes së logos së Prizrenit është bërë për shkak të bojkotit të deputetëve opozitarë nga LDK-ja, LDD-ja dhe AAK-ja.

Përveç mosarritjes së mbajtjes së një mbledhjeje për këtë çështje. Një e tillë kishte dështuar më 8 qershor si pasojë e bojkotit të opozitës.

Ndërkohë zëdhënësi i komunës Ymer Berisha, zotohet se kuvendi komunal i Prizrenit brenda dy muajsh do të arrijë mbledhjen e opozitës në kuvend dhe do të mbajë seancën.

Berisha tha nëpërmjet telefonit se ka informata se Gjykata Kushtetuese do e pranojë kërkesën për shtyrje të afatit.

Vendimi për ndryshimin e emblemës së komunës së Prizrenit ka ardhur pas denoncimit të një shtetasi minoritar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas palës ankuese, emblema nuk përfaqëson minoritetet e tjera pasi nuk është e shkruar në tre gjuhët zyrtare.

Top Channel