Maqedonia është një nga vendet kryesore të Ballkanit për kalimin tranzit të heroinës drejt vendeve të Evropës perëndimore.

Kështu thotë raporti i seksionit të OKB-së për luftën kundër narkotikëve dhe kriminalitetit të organizuar.

Sipas raportit, përmes Maqedonisë kalojnë cdo vit rreth 25 tonelata heroinë, e cila pasi niset nga Afganistani përfundon në vendet e BE-së.

Në raport thuhet gjithashtu se vende tranzit janë edhe Shqipëria, prej nga droga kalon për në Itali dhe Zvicër, si dhe Sllovenia.

Top Channel