Brazili ka deklaruar se cështja e pavarësisë së Kosovës duhet biseduar para se të dilet me një vendim për njohjen ose jo të saj.

Ministri i Jashtëm brazilian, Luis Nunes Amorim, në prag të vizitës së tij në Beograd është shprehur se vendi i tij nuk e ka mbështetur zgjidhjen e njëanshme dhe të imponuar, që nënkuptonte anulimin e së drejtës territoriale.

“Për këtë arsye, Brazili ka vendosur të marrë pjesë me dokumenta të shkruara në procesin gjyqësor që Serbia ka nisur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka pohuar Amorim për mediat serbe.

Shefi i diplomacisë braziliane ka refuzuar të prononcohet lidhur me atë se cfarë do të ndodhë pasi GJND të japë opinionin mbi pavarësinë.

Top Channel