Kreu i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, ndonëse ka vlerësuar se bashkëpunimi i Serbisë është përmirësuar, ka kërkuar nga kjo e fundit arrestimin e gjeneralit në arrati Ratko Mlladic.

“Bashkëpunimi mes Serbisë dhe gjykatës është përmirësuar, por megjithatë ky vend duhet të bëjë më shumë për kapjen e kriminelit të luftës”, ka deklaruar Brammertz në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mlladic kërkohet nga gjykata e Hagës për krime lufte dhe genocid të kryer përmes masakrës së Srebrenicës.

Ndërkohë, një tjetër person është po ashtu i shumëkërkuar nga Haga, Goran Haxhicit, i cili ka qenë udhëheqësi i rebelëve serbë në Kroaci.

Top Channel