Suedi, reaktorë të rinj bërthamorë

18/06/2010 04:40

Suedia përkundër tendecës së diplomacisë ndërkombëtare, paralajmëron ndërtimin e reaktorëve bërthamorë të tjerë.

Parlamenti vendas miratoi një ligj i cili autorizon ndërtimin e reaktorëve të rinj bërthamorë.

Stokholmi parashikon ndërtimin e reaktorëve të rinj me synimin e nxjerrjes jashtë pune të 10 reaktorëve ekzistentë të cilët edhe pse në gjendje të vjetëruar prodhojnë rreth 40 përqind të energjisë që i nevojitet vendit.

Top Channel