Qeveria financon universitetet private

18/06/2010 15:15

Në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve ministri i Arsimit Myqerem Tafaj tha se me fondet e buxhetit te shtetit do të financohet edhe arsimi i lartë privat, një skemë që aplikohet në Lituani dhe Kili. 

Projekti per financimin e arsimit privat, kerkon qe te ule diferencen e madhe te pageses mes studentëve në privat dhe publik, por edhe të rrisë cilësine e studentëve që zgjedhin universitetin privat.

Sipas kesaj skeme, fondet për arsimin e lartë do t’u jepen studentëve përmes kuponit të edukimit, i cili do të kete një vlere te caktuar.

Universitetet publike dhe private, do te percaktojne koston qe duhet te paguaje cdo student brenda nje viti dhe do te jete vete studenti qe do të zgjedhë universitetin ku do të vazhdoje studimet

“Studentët do të kenë disponibël një kupon dhe të gjithë universitetet do të përcaktojnë një cmim”, tha Adrian Civici.

Kjo reforme pritet te ule hendekun e larte te cmimeve qe paguajne universitet private ne krahasim me ata publik, por mund te shkaktoje edhe probleme sociale per te gjitha ato familje qe nuk kane mundesi te paguajne diferencen e cmimit per te perzgjedhur nje universitet cilesor.

Top Channel