Pitt e Jolie kërkojnë shtëpi në Itali

18/06/2010 12:30

VIP-ave amerikanë u pëlqen Italia. Brad Pitt e Angelina Jolie janë të interesuar që të blejnë një vile të madhe në kodrat e Veronës, me 14 dhoma, kopsht dhe pishinë.

Cifti më i famshëm i Hollywood po përpiqet të zgjedhë më të mirën e mundshme duke qenë se në ndërtesë do të zbarkojnë bashkë më gjashtë femijët dhe një ekip të vërtetë ndihmësish.

Brad dhe Angie ende nuk kanë vendosur se cfarë do të zgjedhin, ndërkohë që agjentët imobiljarë po bëjnë c’është e mundur që të gjejnë shtëpinë e duhur për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA