Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, Aleksandar Novakovski ka deklaruar se institucioni i drejtuar prej tij është i gatshëm të administrojë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas raportimeve të mediave lokale, qeveria e Shkupit ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë dhe KSHZ-në për të pastruar listat zgjedhore në të gjitha komunat, që nga viti 1980 deri në 2010-ën.

Ky projekt pritet të përfundojë më 31 tetor të këtij viti, duke i hapur kështu rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm.

Gjithësesi, zgjedhjet e parakohshme mbeten vetëm një hipotezë e hedhur nga disa parti dhe nuk ka asgje zyrtare.

Top Channel