Sindikalistët kosovarë janë shprehur kundër privatizimit të PTK-së, duke pretenduar se në këtë mënyrë Kosova humbet pozitën vendimmarrëse në këtë institucion.

“Nuk ka nevojë për privatizim”, ka deklaruar Milazim Alshiqi, kryetar i sindikatës së PTK-së, i cili ka theksuar se apelet e tij janë shpërfillur nga institucionet.

Me të njëjtin qëndrim kanë dalë edhe partitë e opozitës, në vecanti AAK, e cila ka theksuar se privatizimi do të ketë efekte negative.

“Nuk jam i sigurt nëse ishte vendimi më i mirë. Por jam i sigurtë se ndikimi do të jetë negativ. Me privatizimin e 75% të aksioneve ne nuk do të jemi më vendimmarrës”, ka deklaruar deputeti Haki Shatri.

Top Channel