Mijëra persona kanë manifestuar në Prishtinë për të protestuar kundër ndalimit të mbajtjes së shamisë islamike në shkollë. (UPDATE)

Ata kërkuan edhe tërheqjen e vendimit për përjashtimin e disa vajzave që kishin refuzuar të hiqnin shaminë.

Protesta është organizuar nga një OJQ, pas urdhrit nga Ministria e Arsimit për ndalimin në shkollat e mesme dhe 8-vjeçare të shamive.

Në protestë ka marrë pjesë edhe një organizatë katolike. Por protesta nuk është mbështetur nga bashkësia islame në Kosovë.

“Bashkësia islame e Kosovës nuk merret me protesta, por me interesat e islamit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në vend”, shprehet përfaqësuesi i bashkësisë islame.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA