Ministri i Brendshëm i Kosovës dhe ai i Malit të Zi do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar mbi cështjet e pronave të verifikuara në kufirin mes dy vendeve.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm malazez, Milan Rocen.

Më herët Podgorica zyrtare ka deklaruar se Mali i Zi nuk ka asnjë kontest kufitar me Kosovën, por vetëm probleme që kanë të bëjnë me ndarjen e kullotave.

Ndërsa ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic deklaroi lidhur me cështjen se, Mali i Zi nuk ka kufi me Kosovën, por vetëm me Republikën e Serbisë.

Top Channel