Lideri i Partisë së Rimëkëmbjes në Serbi, Vuk Drashkovic ka shprehur bindjen e tij se realiteti i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm.

“Cfarëdo opinioni që të japë GJND-ja mbi pavarësinë, as negociatat e reja dhe as ndonjë nismë e OKB-së nuk mund ta ndryshojnë realitetin”, ka deklaruar Drashkovic.

Duke folur në një intervistë për mediat serbe, Drashkovic i ka bërë thirrje qeverisë së Beogradit që të bisedojë me Prishtinën dhe të vendosë marrëdhënie të mira me të.

Top Channel