“Vetëvendosje”, aktivistët: Policët na torturuan

18/06/2010 14:45

Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë deklaruar sot se janë torturuar gjatë dhe pas aksionit policor të 12 qershorit.

Aktivisti Salih Zyba ka deklaruar se dhuna ka vazhduar edhe në rajonin e policisë, si në formë fizike ashtu edhe në formë verbale.

“Kemi pësuar goditje nga më të ndryshmet, si dhe fyerje të rënda personale. Falenderoj një polic që më tha të mos bëj asnjë lëvizje, sepse edhe mund të na vrisnin”, ka deklaruar Zyba.

Aktivisti ka shtuar se agjentët e policisë kanë detyruar përmes kërcënimeve mjekët që të mos publikonin raportin real mjekësor.

Top Channel