Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodez njoftoi se njësia anti-terrorizëm e policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) ka arrestuar një mashkull shqiptar të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, pas kërkesës së bërë për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, në  lidhje me këtë kërkesë, policia e Kosovës ka kryer bastisjen e një shtëpie.

Prokurori publik i Shteteve të Bashkuara për Qarkun Lindor të Karolinës së Veriut e ka akuzuar të pandehurin për dy vepra: sigurimi i përkrahjes ose burimeve materiale për terroristë, përkrahje për terrorizëm dhe planifikim të vrasjes, rrëmbimit, gjymtimit ose lëndimit të personave apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj.

Urdhër-arrest dhe bastisja e shtëpisë janë autorizuar nga gjykatësi i proçedures paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Top Channel