Me ftesë të presidentit të shtetit afrikan Malavi, Bingu Wa Mutharika, presidenti Fatmir Sejdiu ka udhëtuar për në kontinentin e Afrikës. Ndërkaq, kryeministri, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të BE-së.

“Nga kjo vizitë do të kemi vërtet një epokë të re të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, por në të njëjtën kohë edhe një influencë të rëndësishme që ky personalitet i fuqishëm i këtij vendi dhe i botës afrikane do të ndikojë tek vendet tjera për njohjen e Republikës së Kosovës”, tha Sejdiu.

Kjo vizitë, sipas Sejdiut është mundësi e mirë për të zhvilluar takime me korin diplomatik të akredituar në Malavi.

“Unë do të kem një adresim, përveç tjerash edhe në parlamentin e Malavit, një mundësi e mirë që më jepet për të pasur një fjalë para njerëzve jo vetëm parlamentar, por edhe njerëzve tjerë që do të jenë të ftuar atje”, tha Sejdiu.

Top Channel