Samiti Europian, ndryshe nga c’pritej nuk përfshiu asnjë konkluzion mbi Ballkanin, duke mos iu referuar kështu përfundimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm sic ndodh zakonisht.

Ky samit miratoi opinionin e Komisionit, duke i dhënë Islandës statusin e vendit kandidat.

Në konkluzionet e takimit te krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare thuhet se, Islanda përmbush kriterin politik të Kopenhagenit ndaj dhe u vendos që të celen negociatat për anëtarësim.

Islanda aplikoi në korrik 2009, tre muaj pas Shqipërisë dhe përparoi më shpejt se vendet e rajonit, duke ia kaluar dhe Maqedonisë që gëzon statusin kandidat prej vitit 2005.

Por ky vend ende nuk ka marrë një datë se kur do të celen negociatat për anëtarësim, për shkak të mosmarrëveshjes mbi emrin me Greqinë.

Për këtë cështje, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski zhvilloi një takim me komisionerin për Zgjerimin, Shtefan Fyle.

Gjatë javës, autoritetet zyrtare maqedonase kishin deklaruar se kjo vizitë në Bruksel bëhej për të kërkuar mbështetjen e Komisionit për të celur negociatat, por pas takimit nuk u dha asnjë deklaratë.

Ndërkohë, komisioneri takoi gjatë paradites edhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci, sipas të cilit në takim u bisedua për cështjen e vizave.

Top Channel