“Je puthur në buzë me Edi Ramën?”/ Ilir Vrenozi kap në befasi Mimoza Ahmetin, ja si përgjigjet poetja
Performancën dhe kërcimet karakteristike të Majkëll Xheksonit në skenë, tashmë mund t’i kryejë kushdo… të paktën virtualisht.
Kjo është loja më e fundit virutale që pritet të hidhet shumë shpejt në treg prej kompanisë së prodhimit të lojrave elektronike, “Ubisoft”. Loja e re ende nuk është pagëzuar me një emër, por krijuesit e saj premtojnë se “lojtarët e kësaj loje do ta ndjejnë veten njësh me popstarin nëpërmjet kërcimit dhe këndimit të tyre”.
Loja do të përmbajë hitet më të mëdha të Xhekson, si “Beat It”, “ Billie Jean” dhe shumë të tjera.
Produkti u njoftua në një konferencë për shtyp mbajtur nga Electronic Entertainment Expo në Los Anxheles. Megjithatë kompanie nuk publikoi asnjë video demonstruese dhe u tregua e rezervuar në nxjerrjen e detajeve të hollësishme të lojës
Top Channel