Lohan refuzon ofertën e Trump për “Celebrity Apprentice”

17/06/2010 16:15

Lindsay Lohan nuk do marrë pjesë në show-n “Celebrity Apprentice”.

E ëma e aktores, Dina thotë se vetë Donald Trump i ka kërkuar aktores të bëhet pjesë e këtij spektakli por ajo e ka refuzuar ftesën, me justifikimin se gjatë kësaj periudhe është shumë e angazhuar me kinemanë.

“Donald është një mik i familjes tonë dhe producent i Celebrity Apprentice. Ai i kerkoi Lindasy-t që të merrte pjesë sezonin e ardhshëm”, theksoi e ëma e aktores.

Ndërkohë, televizioni NBC citon disa burime, sipas të cilave, si Dina ashtu edhe vajza e saj, janë ftuar në “Celebrity Apprentice”, njëlloj si në sezonin e fundit ku morën pjesë Joan Rivers dhe vajza e tij Melissa Rivers.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA