
Cameron Diaz ka nisur “turin” e intervstave për të promovuar filmin “Knight and Day” ku protagonist është edhe Tom Cruise.
Por aktorja bionde nuk flet vetëm për realizimin më të fundit kinematografik, madje në një intervistë dhënë për Playboy, zbulon edhe shijet seksauale.
Ajo pranon se tërhiqet nga femrat. Diaz shton gjithashtu se aktualisht është single. “Kam pasur shumë të dashur që kur isha 16 vjec. Vetëm gjatë 3 viteve të fundit nuk i kam zgjatur shumë lidhjet. Gjithsesi, nuk mund t’i numërohej herët që kam udhëtuar me avion për të shkuar tek i dashuri”, shprehet ish e fejuara e Justin Timberlake, John Mayer e Alex Rodriguez.
“Seksualiteti dhe dashuria janë dy gjëra të ndryshme. Tërhiqem seksualisht nga femrat por kjo nuk do të thotë se mund të dashurohem me to. Thënë kjo, nuk do të thotë se jam lesbike”, shton biondja hollivudiane.
Top Channel