Në prag të vendimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova ka intensifikuar aktivitetet dhe konsultimet me vendet mike, ka thënë të mërkurën kryeministri Hashim Thaçi.

Pas qëndrimit të Gjykatës do të rritet numri i njohjeve, tha Thaçi në mbledhjen e kabinetit, të cilin e informoi edhe për vizitën që do t’i bëjë Brukselit.

Sipas Telegraf, Thaci deklaroi se do të kërkojë nga BE-ja t’i dorëzojë Kosovës udhërrëfyesin për vizat dhe paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjeve për tregti ndërmjet Kosovës dhe vendeve të BE-së.

Top Channel