Megan Fox-Austin Green, e ardhmja drejt altarit

16/06/2010 11:10

Nuk është cudi që një ditë Megan Fox të shkojë në altar me të dashurin e saj Brian Austin Green.

Ikona bukurisë në ekranin e kinemasë nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme të celebrojë martesën pasi është e sigurt në dashurinë e Green.

“Jam e angazhuar prej shumë kohësh në këtë lidhje dhe e dua shumë Brian-in prandaj në një të ardhme nuk e përjashtoj martesën”, shprehet 24 vjecarja, e cila po kalon një moment pozitiv me aktorin 36 vjecar.

“Unë mendoj se nëse një njeri mendon martesën këtë e bën sepse është gati të ndërtojë një familje me personin e duhur. Mendoj gjithashtu se ky është një veprim i respektueshëm dhe kete e bën për veten tënde”, shton aktorja brune.  

Top Channel