Autoritetet bullgare kanë njoftuar se është gjithmonë në rritje numri i shtetasve maqedonas, që kërkojnë të marrin nënshtetësi bullgare.

Sipas ministrit bullgar të Diasporës, Bozhidar Dimitrov, janë rreth 7 mijë maqedonas që brenda muajit qershor do të pajisen me nënshtetësi bullgare.

“Vetëm në maj ishin rreth 5 mijë qytetarët maqedonas që pranuan nënshtetësinë bullgare, për marrjen e të cilës ka një interes të jashtëzakonshëm”, ka pohuar Dimitrov.

Pavarësisht liberalizimit të vizave, maqedonasit kërkojnë të pajisen me pasaportë bullgare, për shkak të mundësive që iu ofrohen në vendet perëndimore duke qenë se Bullgaria është anëtare e BE.

Top Channel