Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremic, deklaroi në Budva se nuk ka kufi në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, por vetëm ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë.

Ai i bëri këto deklarata duke komentuar çështjen e demarkacionit të kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, të cilën gjë e kërkojnë autoritetet kosovare.

Jeremic, sipas Telegraf, tha se Beogradi është në dispozicion të Podgoricës “për çdo shqyrtim teknik të kufirit, që tashmë është i shënjuar qartë” dhe se bisedimet me cilëndo palë të tretë, Serbia i përjeton si rrezikim të integritetit territorial, gjë që, sipas tij, nuk do të lejohet.

Top Channel