Në takimin e përbashkët mes grupeve të miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës, të krijuar në parlamentet e dy vendeve, anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili është edhe kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë, është shprehur i bindur se Franca mund ta ndihmojë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane dhe të njohjes, sidomos të ndikojë te Spanja dhe Rumania që ta bëjnë këtë.

Hamiti, sipas Telegraf, ka vlerësuar se Kosova sot ka nevojë edhe për mbështetje ekonomike, si dhe për mbështetje politike, sidomos për sa i përket anëtarësimit, qoftë edhe si vëzhgues, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kryesuesi i Grupit parlamentar të miqësisë Francë –Kosovë, Christian Menard, është shprehur i impresionuar me arritjet e Kosovës, duke pohuar qartë se shteti francez është i përkushtuar ta mbështesë Kosovën në shumë plane.

Top Channel