Aktori Bekim Fehmiu do të prehet në Kosove. Miku i tij Milazim Salihu konfirmoi për Top Channel, se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lëne amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.

Ai kishte kërkuar që banesa e tij e fundit të ishte në qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur ne Sarajeve ne nje familje me origjine gjakovare, por fëmijërinë dhe rinine e kaloi ne Prizren. Miku i tij i tha për TCH, se Fehmiu e ka lënë amanet në letrën e tij para vdekjes që trupi i tij të prehej ne Kosovë. Sipas tij, ceremonia do të jetë familjare dhe modeste ashtu siç ka kërkuar i ndjeri.  Ne te do te marre pjese e shoqja serbe Branka Petric dhe dy djemte.

Ndërkohë në Prishtinë do të organizohen ceremonitë shteterore  përkujtimore. Në anën tjetër, në Teatrin e Prishtinës dhe në kinemanë e kryeqytetit, ku aktroi Bekim Fehmiu kishte kaluar kohën më të madhe gjatë pushimeve 3 mujore në Prishtinë janë hapur librat e zisë

Top Channel