Athinë, protesta masive kundër skemës së pensioneve

16/06/2010 09:35

Grevat e sindikatave paralizojnë sërish Greqinë. Pas vendimit për reformë rrënjësore në skemën e pensioneve për të cilën Athina po negocion me një komision BE-FMN.

Sot jeta në kryeqytet do të bllokohet për 24 orë pasi ditën e nesërme do zhvillohet edhe një grevë 5 orëshe e të gjitha linjave urbane.

Sindikata e sektorit privat Gsee dhe ajo e sektorit publik Adedy do kundërshtojnë praninë e misionit europian që do t’i japë dorën e fundit projektit për skemën e re të pensioneve.

Paralelisht do dalin në shesh edhe komunistët e Pame-s dhe e majta radikale. Një grevë e përgjithshme do zhvillohet edhe në fund të muajit kur kjo reformë do votohet në parlament.  

Top Channel