Dy vrasje brenda natës në Kosovë, një person vritet me armë zjarri në Prishtinë, tjetri me thikë në Mitrovicë
Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski ka deklaruar se shtyrja e përcaktimit të datës për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE nuk do të ndikojë pozitivisht në zgjidhjen e kontestit të emrit.
Duke folur nga Budva, ku po merr pjesë në një samit, Milloshoski është shprehur se vendimi në fjalë do të dekurajojë Maqedoninë, si dhe do të ulë besueshmërine e këtij vendi tek BE.
“Ky vendim nuk do të na bëjë më të motivuar, nuk do të ndikojë pozitivisht në procesin e zgjerimit dhe nuk do të kontribuojë në rritjen e besueshmërisë së BE në Republikën e Maqedonisë”, ka pohuar Milloshoski.
Megjithatë, shefi i diplomacisë maqedonase ka theksuar se Shkupi do të vazhdojë të punojë intensivisht në realizimin e reformave të nevojshme për të arritur anëtarësimin.
Top Channel